Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Osmani: Kur them kurrë me PDK-në do të mbetet kurrë

    23/09/2019 | 23:54
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Duke i komentuar dyshimet se pas fitores në zgjedhje, LDK-ja do të shkojë në koalicion me PDK-në, kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë të hënën se të gjithë qytetarët e njohin konsistencën e saj politike dhe kur ajo thotë “kurrë me PDK-në do të mbetet kurrë”.

    “Unë dua t’ju siguroj edhe një herë qytetarë të Prishtinës për një gjë: kurrë nuk e kam keqpërdor votën dhe besimin tuaj. Një parti po del derë më derë dhe po dezinformon, se kinse LDK-ja po shkon në koalicion me PDK-në. Secili qytetar racional i Prishtinës dhe gjithë Kosovës e dinë që kjo është një gënjeshtër e kulluar”, ka thënë Osmani gjatë një takimi me qytetarët e Degës së II-të të LDK-së në Prishtinë.

    Ajo ka shtuar se “ata që po e helmojnë popullin e Kosovës me gënjeshtra dhe shpifje të tilla, ata janë të njëjtit që nga studiot televizive po thonë se po shpresojmë që disa deputetë të PDK-së dhe AAK-së do t’ju bashkohen atyre për ta krijuar Qeverinë’.

    “Ata vetë i kanë sytë kah PDK-ja, derisa LDK-ja kurrë nuk do t’i ketë sytë kah ata”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm
    • Bastisje në Vushtrri, policia sekuestron armë dhe municion, një person i ndaluar
    • Vranësira dhe intervale me diell – parashikimi i motit për ditën e premte
    • Arrestohet shtetasi serb për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq
    • Arrestohet një person i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.