Kandidatja e LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmani, në emisionin Pressing të Televizionit 7 ka krahasuar dy prej rivalëve të saj me emra famkeq nga Amerika Latine.
Osmani ka përmendur nga Kolumbia, Pablo Escobarin, duke iu referuar kandidatit për kryeministër nga PDK’ja, Kadri Veselit. Së fundmi është bërë virale një fotografi e Veselit me futbollistët e kombëtares, që duket e njëjtë me atë të Eskobarit me futbollistët kolumbianë.
Ndërkaq ajo ka përmendur edhe ish-liderin e Venezuelës që e ka kthyer pushtetin e tij në diktaturë, Hugo Chavez, kur po fliste për kundërkandidatët e saj, me të cilin e krahasonte Kurtin.
Sipas Osmanit, LDK do të qeveris ‘normal’ dhe me një drejtësi normale’.
“Ne ofrojmë drejtësi normale. Me i ngre zhag njerëzit me pizhama është hakmarrje, nuk është drejtësi”, ka thënë Osmani.