Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka zhvilluar sot një tubim zgjedhor me të rinjë nga ky subjekt politik ku ka bashkëbiseduar nga afër me secilin prej tyre duke shpalosur kështu pika programi qeverisës i koalicionit AKR-PSD.
Maxhuni është shprehur i bindur në fitoren e konceptit 100% Shtet, gjerësa ka shtuar se të rinjtë do të jenë pjesë e rëndësishme e këtij koncepti, i cili do t’u ofroj atyre shanse dhe mundësi më të mira.
Tutje Maxhuni ka shtuar se të rinjtë e Vushtrrisë dhe mbarë Kosovës do të jenë përfituesit më të mëdhenjë të konceptit 100% shtet, duke përmendur kështu edhe ndihmën konkrete që është dhënë në shtyerjen përpara të projekteve të ndryshme qeveritare nga kryeministri në largim Haradinaj për qyetarët e Vushtrrisë.
I pranishëm në këtë takim ishte edhe kandidati për deputet nga po kjo parti, Gazmend Abrashi, si dhe Visar Imeri nga Partia Social Demokrate e Kosovës.



