Shtëpia e veprimtarit nga Vushtrria, Nuredin Gubetini, ka qenë mbrëmë mikëpritëse për Sami Lushtakun e PDK-së dhe Fadil Nurën.
Nuredin Gubetini së bashku me dyshen e Drenicës ,mbrëmë ashtu si mbarë shqiptarët kudo që ishin, ishin bashkuar për të shikuar së bashku një ngjarje sportive me rëndësi të jashtzakonshme që po zhvillohej në Angli.
Ishte kjo ndeshja Angli-Kosovë, një spektakël i jashtzakonshëm sportiv që bashkoi mbrëmë figura si Lushtaku, Nura e Gubetini në familjen e njohur Gubetini nga Vushtrria.
Me ta ishin Shqiptar Gubetini, biri i veprimtarit Nuredin Gubetini që jeton në Gjermani.