Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Vushtrria ka mbajtur takimin me të rinjë të qytetit të Vushtrrisë në një nga lokalet.
Ky takim i emëruar si ndejë grumbulloi vajza e djem nga qyteti i Vushtrrisë ku patën rastin të dëgjonë nga afër edhe kandidatët për deputetë nga ky subjekt politik.
Me anëtarë e qytetarë që ishin pjesë e këtij takimi bashkëbiseduan edhe kandidatët për deputetë nga Vushtrria, Besim Muzaqi e Fjolla Ujkani.
I pranishëm në këtë ndejë ishte edhe Xhelal Sfeqla, anëtar i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje!.
Për ndejën ka njoftuar edhe Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Vushtrri ku ka shkruar se entuziazmi për fitore është gjithandej.

