Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Mustafa: S’ka njeri në LDK që parapëlqen koalicionin me PDK-në

    29/09/2019 | 21:41
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka marrë pjesë në tubimin elektoral në Prishtinë, në Degën e dytë të këtij subjekti politik.

    Gjatë një tubimi elektoral në Prishtinë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, të dielën në mbrëmje, i ka dhënë përkrahje të fuqishme kandidates për kryeministre, Vjosa Osmani dhe ka përjashtuar çdo mundësi të koalicionit paszgjedhor me PDK-në.

    “Dua ta përsëris atë që e ka thënë në vazhdimësi kandidatja jonë për kryeministre, Vjosa Osmani, që s’ka koalicion me PDK-në. Unë e vërtetoj dhe e përkrahë këtë qëndrim të partisë. Në LDK nuk ka asnjë njeri që parapëlqen koalicion me PDK-në. Prandaj kjo është punë e përfunduar”, ka thënë Mustafa.

    Sipas kreut të LDK-së, zyrtarët e PDK-së po “brengosen dhe po qajnë pse LDK-ja po shkon në koalicion me Vetëvendosjen”. “Ata do të flasin çdo ditë, do të thonë çdo ditë, por koalicioni me PDK-në nuk do të bëhet kurrë”, shtoi Mustafa.

    Ai tha se LDK-ja dhe kryeministrja e ardhshme Osmani do ta qeverisim vendin, sepse e ka përkrahjen e plotë të partisë, anëtarësisë dhe qytetarëve.

    Kryetari i LDK-së ka thënë se këtë subjekt politik e ka mbajtur të bashkuar “rruga jonë politike, sepse jemi partia më e mirë, më e madhja, më e forta, më e suksesshmja, e cila do t’i fitojë bindshëm zgjedhjet e 6 tetorit”.

    Mustafa tha se sikur në vitin 2017 qytetarët e Kosovës të votonin për Lidhjen Demokratike, sot Kosova do ta kishte më të fortë miqësinë me SHBA-në dhe BE-në, do të kishte më shumë vende pune, do të kishim liberalizim të vizave dhe nuk do të kishim keqpërdorimin enorm të parasë publike.

    “Ky gabim nuk duhet të përsëritet. Me votën për LDK-në dhe Vjosa Osmanin më 6 tetor, Kosova do ta ketë një qeveri që e meriton”, shtoi Mustafa.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
    • Lajm i hidhur: Ndërron jetë vogëlushi 6-vjeçar, Liam Azemi
    • Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë- 4 të dyshuar dërgohen në mbajtje
    • Parashikimi i motit – ngrica dhe temperatura deri -9 gradë
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.