Kandidatja për deputete nga radhët e PDK’së, Ganimete Musliu, ka vazhduar takimet në disa fshatra të Drenicës, e më pas edhe në Fushë Kosovë.
Musliu njofton në Facebook:
Pas një dite të ngarkuar, mbrëmë bashkë me Kryetarin Lushtaku, ndaluam edhe në Komoran e Fushë Kosovë. Të bashkuar për fitoren e PDK-së me 6 tetor ku edhe do të konfirmohet Kadri Veseli Kryeministër i ardhshëm i Kosovës, si lideri i vetëm që ka vizion të qartë për vendin dhe që do ta ketë mbështetjen tonë të plotë për ta ndërtuar të ardhmen, pēr Ty dhe Shtetin.
Po ashtu, ajo njofton për takime të tjera nëpër fshatra të Drenicës:
Në Makermal dhe Rezallë pritje madhështore për t’i dhënë mbështetje Dekadës së Re. Ky mobilizim tregon entuziazmin për fitoren e PDK-së.