Përfaqësuesja e Kosovës do t’i zhvillojë dy ndeshje këtë për eliminatoret e Kampionatit “Euro 2020”, raporton Zëri.info.
Fillimisht, më 7 shtator, Kosova e pret Republikën e Çekisë në Prishtinë, derisa tri ditë më vonë i shkon Anglisë në Southampton.
Për mungesat e Kosovës ka folur edhe trajneri kosovar Ismet Munishi.
Ai ka thënë se futbollistët e lënduar vështirë se mund të zëvendësohen, derisa ka edhe një këshillë për trajnerin Challandes.
“Këta futbollistë janë të pazëvendësueshëm, por nuk duhet të zëvendësohen me futbollistë ‘hajgarexhinj”, tha Munishi në “Arena Sportive”, përcjell Zëri.info.
“Ndaj Anglisë duhet që futbollistëve t’u bëhen testet fizike dhe jo të luhet me futbollistë që nuk luajnë nga tre muaj”, vlerësoi Munishi./Zëri.info