Zërat për një acarim të mardhënjeve ndërmjet çiftit të njohur Mozzik-Loredana vetëm sa po shtohen dita ditës, shkruan Indeksonline.
Pas lajmeve që u shpërndanë për një krizë në mes çiftit tanimë veprimet e Loredanës dhe të Mozzikut vetëm sa po forcojnë edhe më shumë dyshimet.
Mbrëmë Loredana festoi ditëlindjen e saj të 24-të dhe publikoi disa urime nga miqtë dhe familjarët, por ajo që ra në sy ishte mungesa e ndonjë urimi nga burri i saj Mozzik apo edhe vëllau i tij Getinjo.
Derisa Loredana po festonte ditëlindjen, Mozzik së fundmi publikoi disa fotografi duke treguar se ndodhet në Kosovë, saktësisht në një vizitë në Malet e Sharrit.
“Sot para lindjes së diellit në mëngjes vizitova Malet e Sharrit. Mother Nature i Love You, Iu uroj ditë të mbarë!” : ka shkruar Mozzik.
Me sa duket përplasjet në mes tyre kanë marrë përmasa më të gjera dhe për të sqaruar më mirë këtë situatë, pritet në ditët në vazhdim ndonjë konfirmim nga ta.