Sekretari organizativ i PSD-së Dardan Molliqaj ka treguar arsyen pse u shpall para zgjedhjeve koalicionin AAK-PSD.
Ai ka deklaruar se ky koalicion do ta çojë në opozitë PDK-në.
“ Kjo është herë e parë që PDK do të shkojë në opozitë. Në këtë vend këtë parti do ta çojë AAK-PSD. Jemi të bindur se PDK në këto zgjedhje do të dalë në opozitë, dhe kjo do të jetë një gjë e mirë për Kosovën”, ka thënë Molliqaj në T7.

