Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari- Lila ka theksuar se ajo e mbështet Vjosa Osmanin, për kryeministre të Kosovës, shkruan Gazeta Blic.
Ajo në një intervistë për Televizionin Dukagjinin tha se gjithmonë mbështet femrat kur janë në garë zgjedhore.
Ajo ndër të tjera në këtë intervistë tha se do të hyjë e vetme në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.
“Natyrisht se do ta mbështes Vjosa Osmanin për kryeministre. Megjithatë, derisa ta publikoj projektin e Alternativës nuk dua të bëhem e anshme”, tha ajo, raporton Gazeta Blic.
E pyetur se a do të kthehet për kryetare të Gjakovës nëse nuk e kalon pragun, ajo tha se tash e përfaqëson Alternativën në nivel nacional.