Sondazhi i realizuar para pak ditësh e ka nxjerrë mjaft të votuar kandidaten e LDK-së nga Vushtrria, Rrezarta Krasniqi.
Krasniqi edhe në zgjedhjet e kaluara për asamblenë komunale ishte më e votuara në listën e kandidatëve për asambleistë, e një fati i tillë i mirë duket ta ketë edhe tani pasi rugovistja nga Vushtrria gëzon një mbështetje mjaft të madhe edhe nga bashkëqytetarët e saj, të cilët i kanë dhënë asaj “Dritën e Gjelbër” për në Kuvendin e Kosovës.
Janë mbi 3000 mijë votues që i janë përgjigjur sondazhit ku 2200 persona kanë votuar në këtë sondazh se Krasniqi duhet të jetë në Kuvendin e Kosovës.
Rezultatet pozitive, dhe komentet pozitive për kandidaturën e saj mund t’i shihni edhe në vijim:

