Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook bën të ditur se kësaj partie i janë bashkuar mbi 50 anëtarë të rinj.
“Janë të shumtë ata që ndajnë vlerat e Aleancës, që kanë dijen, guximin dhe përkushtimin që t’i shërbejnë vendit, me vendosmëri dhe logjikë zbatuese”.
“Mirëseardhje mbi 50 anëtarëve të rinj nga Prishtina në Aleancë, të cilët i besojnë vizionit të saj dhe udhëheqjes së dëshmuar që garanton perspektivë zhvillimore. Bashkë me njerëz të shtëpisë për Kosovën 100%”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.