Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Limaj: Më mirë të goditem unë, sesa të goditet Kosova

    26/09/2019 | 20:15
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Koalicioni NISMA-AKR-PD ka mbajtur tubim në ditën e dytë të fushatës zgjedhore në qytetin e Mitrovicës, me qytetarët, anëtarët dhe simpatizantët.

    Kandidati për kryeministër nga ky koalicion Fatmir Limaj, para të pranishmëve tha se të gjithë duhet të kontribuojnë në procesin zgjedhor.

    Ai këtë e quajti obligim qytetar.

    ” Që dalëngadalë të kontribuojmë në ketë proces të rëndësishëm. Ky proces ka kuptim kur gjithë jemi aktiv. Procesi është pjesëmarrje aktive e qytetarëve. Ky proces vendos se kush do të qeverisë për katër vite. E di që është lodhje por e kemi për obligim. E kam një kërkesë të respektoni gjitha rregullat nga KQZ. ”

    Limaj bëri thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohen rreth sloganit “Bashkë për Shtetin”, duke treguar edhe arsyet e bashkimit rreth vizionit politik të këtij koalicioni.

    “Bashkë për Shtetin për një jetë më të mirë, për të ju ikur përçarjeve, për të reformuar sistemin aty ku kemi defekte, për një siguri më të madhe. Bashkë për shtetin për një Mitrovicë të Bashkuar. Bashkë për shtetin për të rinjtë. Për të ju jap të rinjve mundësi. Bashkë për shtetin për drejtësi. Ti luftojmë së bashku padrejtësinë. Bashkë për shtetin për ekonomi të konsoliduar.”

    “Ti ndihmojmë bizneset e vogla dhe të mesme të zhvillohen për vendet e reja të punës .Bashkë për shtetin të mbështesim dhe forcojmë prodhimin vendor. Bashkë për shtetin për ata që janë më meritorët për ketë vend. Për nenën, gruan e cila ka dhëne shumë historikisht për vendin tonë dhe e ka mbajtur të bashkuar. Për ato qe kanë nevojë më së shumti, për nënat, gratë dhe motrat tona që janë shtatzëne që kanë nevojë për kujdesin e shtetit. Bashkë për shtetin për familjen, për prindërit tanë që duhet ti kenë shtesat e fëmijëve që i rrisin me shumë mund dhe sakrificë. Për pensionerët që tërë jetën e tyre e kanë dhëne në shërbim të ngritjes së këtij vendi. Ata duhet të kenë një pension të dinjitetshëm për të përmbyllur jetën e tyre.”

    Kandidati për kryeministër nga koalicioni NISMA-AKR-PD tutje në këtë tubim tha se kandidatët për deputet nga kjo komunë janë zëdhënës të njerëzve që kanë nevoja por që zërin e tyre nuk mund ta ngrisin.

    “Për shumë njerëz që janë të injoruar, të cilët nuk kanë as mundësi dhe as fuqi për të ngritur zërin për nevojat që kanë. Kandidatët që i keni përpara do të jenë zëdhënës të atyre që kanë nevojë. Detyra e tyre është të ngrisin zërin në shërbim dhe mbrojtje të atyre që nuk mund ta ngrisin zërin e tyre.”

    Limaj ftoj të gjithë për unitet.

    “Bashkë për shtetin për unitet. Për ofrim dhe bashkim të qëndrimeve. Bashkë për shtetin edhe kur nuk pajtohemi dhe mendojmë ndryshe. Bashkë për shtetin që prindërit tanë kanë dhëne shumë për të na bërë krenar që jemi pjesë e këtij shteti. Këto janë ato pse slogani është Bashke për Shtetin. Është një thirrje kumbuese për gjitha gratë dhe burrat të bashkohen vizionit tonë. Qytetar të nderuar afrohuni rreth këtij vizioni ta konsolidojmë shtetin. Nuk ka më përplasje, përçarje dhe sharje.”

    Fatmir Limaj porositi të gjithë qytetarët të vihen në shërbim të vendit, duke i kujtuar të pranishmëve se ai i është vetë ofruar për t’i shërbyer Kosovës.

    “Po e shfrytëzoj rastin të falënderoj gjitha aktivisteve që ju dje në Prishtinë sikur e gjithë Kosova po bashkohet rreth sloganit “Bashkë për shtetin”.Për ditë e më shumë qytetarët po i bashkohen konceptit tonë. Kosova po zgjohet. Djemtë dhe vajzat e saj të mrekullueshme po bashkohen. Po bashkohemi sepse kemi vendosur të bëhemi bashkë për ta ndërtuar dhe konsoliduar ketë shtet, ku të gjithë jemi të kënaqur me vendin që jetojmë .Të vazhdojmë frymën e bashkimit rreth shtetit. Unë ndihem i plotësuar që familja dhe zoti më kanë dhëne mundësinë me i shërbye shtetit. Ne duam ende ndaj shtetit. Shërbimet e mia ndaj vendit janë të pakushtëzuara. Unë e kam vetë ofruar vetën kur vendi ka pasur nevojë”.

    “Jam i gatshëm gjithmonë me u godit vet, edhe asnjëherë mos me u godit Kosova. Nuk ka kuptim që një burrë një djalë ose një grua ta mbyllë 24 orëshin pa bëre asnjë pune të mirë për vendin e vet. Garën politike nuk e kuptoi jete a vdekje. Dikush edhe mund ta kuptoi fitoren si gjithçka duke shkatërruar.”

    Kreu i NISMA-s në fund tha se fitorja duke shkatërruar tjetrin nuk është fitore që i nevojitet Kosovës.

    “Garoni me civilizim. Mos garoni duke shkatërruar tjetrin. Nuk është fitore ajo. Nuk i nevojitet Kosovës një fitore e tillë. Ne do të fitojmë. Ju këtu dhe mijëra qytetarë jeni gardianët e fitores tonë. Zot na ndihmoftë. Ne presim befasinë spektakolare që do të vijë me 6 tetor.”

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
    • Lajm i hidhur: Ndërron jetë vogëlushi 6-vjeçar, Liam Azemi
    • Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë- 4 të dyshuar dërgohen në mbajtje
    • Parashikimi i motit – ngrica dhe temperatura deri -9 gradë
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.