Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Limaj: Do t’i ndajmë 500 milionë euro për bujqësi, shtesa për fëmijë, sigurime shëndetësore

    26/09/2019 | 14:26
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kandidati për kryeministër të Kosovës, Fatmir Limaj Fatmir Limaj ka thënë se nën qeverisjen e tij do të ndahen 500 milionë euro për bujqësi, shtesa për fëmijë, sigurime shëndetësore dhe qasje ndryshe ndaj diasporës, shkruan Gazeta Metro.

    Limaj ka thënë se do të nisin turin e takimeve me qytetarë dhe përkrahës anëkend vendit për të shpalosur vizionin e tij dhe projektin Bashkë për Shtetin.

    Më tutje, ai shkruan se në zgjedhjet e 6 tetorit NISMA-AKR dhe PD garojnë me programin i cili adreson shqetësimet e qytetarëve të vendit.

    “Zhvillimi ekonomik, përmes investimeve të fuqishme në bujqësi deri në 500 milionë euro brenda një mandati qeverisës, vazhdimin e mbështetjes së prodhuesve vendorë dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, politikën e jashtme dhe dialogun me Serbinë, paketën sociale që parasheh shtesa për fëmijë, sigurime shëndetësore dhe qasjen ndryshe ndaj diasporës”, ka shkruar Limaj në ‘Facebook’.

    Po ashtu qytetarëve të Kosovës, ai ka thënë se ia kanë ofruar listën me kandidatët më të mirë për deputetë. “Njerëz të dëshmuar në etapa të ndryshme për vendin dhe të cilët meritojnë mbështetjen e qytetarëve të vendit. Ftoj qytetarët e Kosovës ta mbështesin këtë vizion i cili ofron dhe bashkon njerëz dhe jam i bindur se ky vizion herëdo kurdo do të triumfojë sepse vetem ky vizion e çon vendin përpara”, ka theksuar Limaj. Ndryshe, sot Nisma do të mbaje tubime në Skenderaj, Mitrovicë dhe Vushtrri ku të pranishmeve do t’iu drejtohet kreu i Nismës, Fatmir Limaj./gazetametro.net

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm
    • Bastisje në Vushtrri, policia sekuestron armë dhe municion, një person i ndaluar
    • Vranësira dhe intervale me diell – parashikimi i motit për ditën e premte
    • Arrestohet shtetasi serb për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq
    • Arrestohet një person i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.