Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Latifi i PDK-së: Qeveria e udhëhequr nga Kadri Veseli do t’i largojë mashtruesit nga lista e veteranëve

    12/09/2019 | 21:18
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës Blerim Latifi ka thënë se janë disa shkaktarë për listat e fryra të veteranëve të luftës.

    Latifi në Debat Plus në RTV Dukagjini ku po diskutohet tema për veteranët tha se Komisioni për verifikimin e veteranëve nuk e ka pasur përvojën në këtë temë, ndërsa ai ua lë fajin edhe disa nga komandantët që kanë nënshkruar listat me veteranë të rrejshëm për interesa të ndryshme.

    “Madje disa nga komandantët mohojnë se ka lista të fryra. Konkretisht nga AAK e thonë këtë”, tha Latifi.

    Sipas tij nga listat që kanë dalë 17 mijë veteranë janë nga Zona e Dukagjinit dhe kjo nuk është e vërtetë. “UÇK i ka pasur jo më shumë se 15 ushtarë”, tha Latifi.

    Përfaqësuesi i PDK-së tha se listat e fryra i japin shije të keqe dhe e dëmtojnë reputacionin e UÇK-së.

    Latifi tha se ky fenomen i shëmtuar po e dëmton edhe buxhetin e Kosovës dhe sipas tij ky është krim dhe duhet të ndalohet.

    “Ky krim duhet të ndalohet dhe do të ndalet kur të vjen në pushtet PDK me kryeministër Kadri Veselin”, tha Latifi.

    Sipas tij PDK është e para që ka reaguar ndaj kësaj dukurie duke shtuar se ky fenomen ka shpërthyer në kohën sa kryeministër ishte Isa Mustafa dhe LDK e kishte Ministrinë e Financave.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Duda Balje: Nuk kam ndryshuar qëndrim, Glauk Konjufca nuk merr votë nga unë
    • Policia e Kosovës dhe KFOR-i zhvillojnë ushtrimin e përbashkët “ALAMO” në veri të vendit
    • Policia me plan operativ për zgjedhjet e së dielës
    • Dosja e të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë – Apeli ia kishte ulur dënimin nga 5 në 3 muaj burgim për dhunë në familje dhe kanosje
    • Vdekja e foshnjës njëvjeçare, Spitali i Pejës del me reagim: Kishte çrregullime të vetëdijes dhe probleme në frymëmarrje
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.