Shkumbin Demolli ka dhënë dorëheqje nga Partia Euroatlantike e Kosovës.
Sipas tij, fillimisht është propozuar për deputet dhe pastaj është larguar nga lista nën arsyetimin se kështu ka vendosur Kryesia.
“Me keqardhje dua të ju njoftoj se më nuk jam në listë për deputet në këtë mandat, përfundimisht i ndaj rrugët me këtë parti, me mashtrues nuk mund të qëndroj”.
E kryetari i kësaj partie, Milaim Zeka në një prononcim për Periskopin thotë se Demolli nuk ka qenë asnjëherë anëtar i PEK-ut.
Madje, Zeka tha se Demolli asnjëherë nuk ka ofruar ndonjë dëshmi që ka dhënë dorëheqje nga partitë ku ka qenë anëtar më herët.
“Ai është larguar nga lista sepse s’ka qenë anëtar i PEK’ut dhe e dyta për shkak të procedurave. Ai nuk ka ofru kurrëfarë dëshmire tek sekretari organizativ që ka dhënë dorëheqje prej një partie tjetër, prandaj është largu nga lista. Pikërisht pse nuk ka qenë anëtar i PEK’ut është largu nga lista për kandidat potencial për deputet”, përfundon Zeka./Periskopi/

