Behram A. Behrami është personi i cili humbi jetën dje pasi ra nga një ndërtesë në Prishtinë.
Viktima e moshës 60 vjeçare është nga fshati Vërnicë i komunës së Mitrovicës Dëshmitarët kanë deklaruar se 60 vjeçari ka rënë aksidentalisht pas përfundimit të punës, nga një lartësi prej rreth 20 metrash.
Punëtori humbi jetën dje rreth orës 17:30 në rrugën “Robert Doll” në kryeqytet teksa ra nga një ndërtesë e investitorit “Prishtina City Center” e cila ishte duke u ndërtuar nga firma “Alba Grup” nga Hani i Elezit.
Menjëhërë pas këtij rasti tragjik, në vendin e ngjarjes kanë dalë pjestarët e policisë së Njësitit të Hetimeve, përfaqësuesit e Inspektoratit të Punës dhe prokurori kujdestar.
Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes trupi i pajetë me urdhër të prokurorit kujdestar është dërguar për obduksion.
Ndërsa policia ka dhënë detaje shtesë lidhur me rastin:
“Rr. Robert Doll Prishtinë 12.09.2019 – 17:40. Një mashkull K/Shqiptar pasi ka përfunduar punën, aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë i një ndërtese ku ka qenë duke punuar, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe nga ekipi i mjekëve ka konstatuar vdekjen e tij. Trupi i pa jetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”.