Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kurti në Viti: Me 6 tetor vetëvendosim për të gjithë Kosovën

    27/09/2019 | 19:25
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kandidati për Kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në tubimin e organizuar në Viti ka thënë se ndryshimi kurrë s’ka qenë më afër.

    “Ka diçka ndryshe në këto zgjedhje – këdo që e takon nuk të thotë që ju do të fitoni, por: ne do të fitojmë. Kemi vendosur bashkë, kemi vetëvendosur, do të vetëvendosim me 6 tetor për të gjithë Kosovën”, ka thënë Kurti, njofton Klan Kosova.

    “Këtë ndryshim gjithmonë e kemi synuar, sepse zgjedhjet nuk janë as për partitë as për liderët, por për juve. Lëvizja është e juaja, Qeveria e juaja, Kosova është e juaja. Ndryshimi që ne duam është ndryshimi që na duhet. Nuk është ndryshim i vogël e i rrejshëm si të gjithë të tjerët, por i madh dhe i vërtetë. Në këto zgjedhje do të shënojmë kthesën e madhe të historisë”.

    Kurti ka thënë se deri tash vendin e kanë drejtuar liderë që kanë qenë të zënë me shtimin e milionave për vete.

    “Në vitin që kemi lënë pas kemi importuar nëntë fish më shumë sesa që kemi eksportuar. Afër 110 mijë veta e kanë lëshuar Kosovën në dhjetë e fundit. Më shumë kanë emigruar pas shpalljes së pavarësisë sesa edhe në kohën e okupimit”.

    “Në mandatin e ardhshëm do ta rrisim investimin në shëndetësi për 120 milionë euro. Me qeverisjen tonë komuna e Vitisë do të përfitojë direkt nga granti i katër për komuna që e ka vlerën 600 milionë për katër vjet”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Tragjedi në Dragash: Dyshohet se djali e vr*au nënën e tij
    • Kurti: Serbia e ka kuptuar se Kosova është shtet
    • B2 dhe A3 të KEK-ut pritet të rikthehen në operim gjatë mbrëmjes
    • KESCO: Sistemi elektroenergjetik aktualisht po operon në kushte të vështira dimërore
    • Shkaktoi aksident me katër të lënduar dhe u largua nga vendi i ngjarjes, kapet shoferi në Prishtinë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.