Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë vizitës në Gjermani e ka testuar veten edhe në futboll.
Kurti i është bashkuar ekipit Dardania Bamberg për ta sfiduar kundërshtarin FC Bundestag.
Në ndeshje kanë marrë pjesë edhe deputetët e Bundestagut gjerman si Heinz Kuntke, Marcus Weinberg, Eberhard Gienger, Thomas Silberhorn.
Dardanët janë mposhtur si mysafir të FC Bundestagut me rezultat 6-3 nga skuadra kundërshtare.