Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kurti, kundërshtarëve: Keni qeverisur me lëpirëse

    28/09/2019 | 13:51
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Albin Kurti, kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvensodje, ka thënë se nëse do të jenë në qeveri do të qeverisin me laps dhe gomë.

    Ai në tubimin e mbajtur sot në sheshin e Podujevës deklaroi se janë në qytetin e dijes, sportit dhe kulturës.

    “Vetëvendosje do të qeverisë me laps dhe me gomë, ndërsa këto e qeverisjet e pasluftës nuk kanë qeverisur me gomë as me laps, ata kanë qeverisur me lëpirëse”.

    “Pasha zotin dojmë të fitojmë. Dita që dikur dukej e pamundshme sot është e arritshme, dita që dikur dukej shumë larg sot është shumë afër. Mirë se ju gjetëm në qytetin e bukur të Besianë, në qytetin e dijës, kulturës dhe sportit”.

    “Në qytetin e bacës Adem, Afrimit, Zahirit dhe Ilirit. Në Llapin e Mon Balajt dhe Ylfete Humollit. VV-ja e mban emrin e “Vetëvendosjes që ishte parulla kryesore në demonstratat e vitit 1968 të cilat e sollën Universitetin e Prishtinës në ballë e që ishte bashkë me Xheladin Rekaliun dhe Ilaç Pirevën”.

    Kurti më tej shtoi se duhet të jepet përgjigje se pse qytetarët janë në gjendje të keqe siç thotë ai.

    “Rivalët janë të frikësuar për këto zgjedhje, ne kurrë nuk do të mundemi të luftojmë korrupsionin me ata që frikësohen dhe që luten, vetëm VV-ja është garanc për ndryshim vetëm fitorja e VV-së do të dërgojë PDK-në në opozitë”.

    “Këta që po i mbushin autobusët për të mbushur sallat, kanë harruar të mbushin barkun e fukarasë. Mbi 18 përqind e popullsisë janë të varfër gati më shpesh se i gjashti qytetarë, 30 përqind e popullsisë janë të papunë dhe afër 350 mijë qytetarë kanë ikur nga Kosova që nga shpallja e pavarësisë. Le të tregojnë pse i kanë sjellë në këtë gjendje qytetarët gjatë këtyre viteve”.

    “Tash kur e keni ndryshimin afër është gjynah i pafalshëm të lëmë të na ik nga duart kjo mundësi. Erdhi dita e shumë pritur kjo ditë është 6 tetori, emri është lëvizje dhe rezultati asgjë më pak se fitore”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    • Shqiptari vret me armë gjahu bashkëshortin e të dashurës së tij në Greqi
    • Vazhdon rinumërimi i votave, në QNR shtohet numri i tavolinave
    • I ofroi ryshfet 5 euro policit në kufi, arrestohet i dyshuari
    • Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.