Lideri i Vetëvendosje ka thënë se nëse ai vjen në pushtet e ka synim që ta bëjmë Lekun valutë të Kosovës, si Shqipëria, shkruan Gazeta Metro.
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është pyetur edhe në lidhje me një pikë interesante në programin e tij.
Në këtë pikë të programit, Vetëvendosje kishte shprehur synimin që ta zëvendësonte Euron me Lekun si valutë zyrtare të Republikës së Kosovës.
Kurti megjithatë dukej skeptik gjatë dhënies së përgjigjjes për këtë pyetje. Ai deklaroi se megjithëse e kishin synim dhe dëshirë, “nuk mund të thuhej se një gjë e tillë ishte prioritet”.
Gjatë intervistës në Rubikon, Kurti i ka dalë kundër një varg idesh të mëhershme në të cilat besonte Lëvizja Vetëvendosje dikur.
Kurti është pyetur edhe nëse kjo ishte hera e fundit që do të kandidonte, duke qenë se kishte kandiduar edhe dy herë të tjera, por në të cilat kishte humbur. Ai ka kërkuar mirëkuptim, duke thënë se është hera e parë që futemi si favorit në garë.