Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se nëse i merr votat për tu bërë kryeministër do të shkoj në zyret e Presidencës për ta marrë detyrën e re nga Hashim Thaçi, shkruan Gazeta Metro.
Kurti ka thënë se çdo kryeministër këtë e ka obligim kushtetues dhe do të shkon tek Thaçi për ta marrë detyrën e re, madje ai thotë se Presidenti më në fund do të ketë diçka të mirë që do të bën.
“Ai është obligim Kushtetues i tij dhe më në fund do të ketë diçka të mirë që do të bëj ai si President”, ka thënë Kurti në Debat Pernime.
Po ashtu Kurti ka thënë se nëse bëhet Kryeministër i Kosovës ai do të jap dorëheqje nga kryetari i partisë, ai thotë se do të respekton statutin e partisë që ai përfaqëson.
Në këtë debat, Kurti ka folur edhe për programin qeverisës që LVV ofron për qytetarët, dialogun me Serbinë, hapjen e vendeve të reja të punës dhe shumë gjëra të tjera. /gazetametro.net

