Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kur Fehmi Lladrovci paralajmëronte dënime të merituara për tradhtarët

    28/09/2019 | 09:23
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Është bërë publike një video e nëntorit të vitit 1997, ku shihet heroi kombëtar Ramiz Lladrovci, së bashku edhe me përfaqësues tjerë të LPK-së, duke thënë se çdo tradhtar do ta merr denimin e merituar dhe se askush nuk do të falet.

    Në një video të rrallë të publikuar në rrjete sociale, shihet Lladrovci derisa thotë se LPK e ka të saktësuar se nëse vjen lufta, në statutin e tyre e programin do të vazhdohet me Bashkim kombëtar. Tutje, thuhet se deri më tani është kundërshtuar okupuesi me protesta e demonstrata.

    “Lëvizja Popullore e Kosovës prej që vepron e ka në plan program dhe statut se Kosova është Republikë me të gjitha viset e banuar me shqiptarë, veprimtaria e ka pas të saktësume se nëse vjen te lufta… bashkimi i trojeve shqiptare. Meqenëse kushtet dhe rrethanat kanë qenë më herët se ka mundësi që me protesta dhe demonstrata të arrihet shpallja e republikës. Këtë me siguri që do të ishte bë edhe realizim i kësaj po se ta kishin përkrahë Rrahman Morina e Azem Vllasi”, thotë Lladrovci në këtë tubim.

    Në atë vit, kur edhe kishte dalë në skenë UÇK-ja, Lladrovci kishte thënë se nuk kishte mbetur më vend për t’i falur ata që tradhtonin. Kësaj here sipas tij të gjithë ata do të merrnin dënimin e merituar.

    “Edhe sot kur UÇK-ja del në skenë duke i marrë përsipër aksionet çlirimtare, prap disa mundohen ti akuzojnë dhe t’i quajnë terrorista. Por përparësia është këtu, nëse njëherë e kemi shtri dorën e pajtimit dhe ju kemi dhënë të drejtë dhe kriminelëve dhe tradhtarëve, kanë qenë shqiptarë dhe i kemi falë, këtë herë nuk ka falje, për çdo tradhtar do ta marrë dënimin të merituar me kohë dhe të saktë”, thotë ai në përfundim të kësaj video./Express/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    • Shqiptari vret me armë gjahu bashkëshortin e të dashurës së tij në Greqi
    • Vazhdon rinumërimi i votave, në QNR shtohet numri i tavolinave
    • I ofroi ryshfet 5 euro policit në kufi, arrestohet i dyshuari
    • Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.