Kandidatja për deputete nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, së bashku me anëtarë të tjerë të degës së LDK-së, kandidatin Hysni Gërguri dhe kryetarin Xhafer Tahiri, ka realizuar tubime zgjedhore në fshatrat Stroc dhe Druar të komunës së Vushtrrisë.
Gjatë këtij takimi me banorë të Druarit dhe Strocit ka bashkëbiseduar nga afër me shumë prej tyre duke premtuar se i gjithë pozicioni i saj do të jëtë në dobi të qytetarëve të Vushtrrisë.
“Si kandidate për deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pozicioni im do të jetë në dobi të vushtrriasve dhe gjithë qytetarëve tjerë.” ka shkruar Krasniqi në llogarinë e saj në instagram.
Në vijim gjeni të plotë postimin e Krasniqit :
Banorët e fshatrave Strovc dhe Druar të Vushtrrisë tashmë janë përcaktuar në votën për ndryshim. Ata kanë vendosur t’i besojnë Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidates për Kryeministre znj. Vjosa Osmani.
Mbështetje e fuqishme në rrugën drejt fitores së LDK-së.
Si kandidate për deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pozicioni im do të jetë në dobi të vushtrriasve dhe gjithë qytetarëve tjerë.
Besimi në LDK po rritet dita e ditës, ashtu sikurse mundësitë që tanimë janë reale për fitore.

