Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kosova kërkon urdhër-arrest ndërkombëtar për këshilltarin e Daçiqit

    01/09/2019 | 23:16
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Gjatë vitit 2019, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq, kishte prezantuar disa nota verbale të shteteve të ndryshme, që sipas tij kanë tërhequr njohën e Pavarësisë së Kosovës

    Këshilltari i Ivica Daçiqit, po akuzohet se po punon kundër Kosovës. Madje sipas MPJ-së së Kosovës, po i njëjti person është i angazhuar në disa afera korruptive.

    Për këtë shkak, ndaj këshilltarit të Daçiqit është lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar.

    Këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj thotë se këshilltari i Daçiqit, Vlladimir Cizel punon kundër interesave të Kosovës.

    Ky person po akuzohet se po punon kundër shtetit të Kosovës.

    Është ky Vlladimir Cizel që paguhet nga Ministrit të Punëve të Jashtme e Serbisë, për të punuar kundër interesave të Kosovës.

    Madje ai shihet shpesh në foto me Ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.

    Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Cizelj është i përfshirë në disa afera të mëdha korruptive.

    Bile sipas këshilltarit të ministrit të MPJ-së Jetlir Zymberi ky person është angazhuar shumë në disa shtete afrikane për çnjohje të Kosovës.

    “Është i përfshirë në disa afera të mëdha korrptive…dhe në një skandal në Venezulë…dhe në secilën lansim të notave verbale për Kosovën. Ky person ka korruptuar një pjesë të atyre shteteve sa për ta dhënë në nënshkrim, por s’kanë qenë të të njoftuara autoritet e atyre vendeve..e keni rastin e Liberisë, Ganës dhe shteteve tjera”.

    Për këtë Zyberaj po kërkon veprim të institucioneve të drejtësisë kosovare.

    Madje ai po kërkon edhe lëshimin e një urdhër-arrest ndërkombëtar për Vlladimir Cizel.

    Bile këtë çështje thotë se e ka adresuar edhe në Prokurorinë e Prishtinës.

    “Unë besoj që një flet-arrest ndërkombëtar në këtë drejtim jo vetëm për këtë, por edhe për Daçiqin do ti shërbente luftës për krim ndërkombëtar. Flet arresti ndaj Daçiqit do të ketë vetëm vonim, pasi ka qenë i korruptuar…dhe ai do të jap llogari…….Natyrisht kemi adresuar këtë çështje në Prokurorin e Kosovës, por është çështje e tyre formalizmi i aktakuzave dhe kërkesës për flet arrest ndërkombëtar”.

    Ndërkohë, prokurori Armend Hamiti ka thënë se ende nuk kanë marrë ndonjë kërkesë nga MPJ-ja për fillimin e hetimeve ndaj Vlladimir Cizel.

    T7 është interesuar edhe në Ministrinë e Drejtësisë për këtë çështje.

    Por, në një përgjigje nga ky institucion kanë thënë se urdhër arresti ndërkombëtar kërkohet nga Gjykata kompetente pas propozimit nga ana e Prokurorisë drejtuar Departamentit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

    Ndërkohë, për persona të tillë që punojnë kundër njohjes së Kosovës thotë se kishte njohuri edhe ish-ambasadori i Kosovës në Australi, Sabri Kiçmari.

    “Kam pasur informacione për disa zhytarë serb dhe ndërmjetësues të tillë që janë prezentë dhe të cilët kanë lobuar për penguar procesin e njohës, Në rajonin ku unë kam shërbyer nuk kam dëgjuar që ka qenë i aktivuar, por kam dëgjuar për një person tjetër…në përudhen sa kam qenë ambasador, por ne kemi arritur të shmangim”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Lagje dhe fshatra të Vushtrrisë që nesër do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    • Guerot e Rohde: Dërgojeni draftin e Asociacionit në Kushtetuese, ne iu përkrahim në Këshillin e Evropës
    • Parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • Abazi e quan fatkeqësi reagimin e kryeministrit Kurti ndaj Trump: I pakalkuluar e jo strategjik
    • Erdogan: Netanyahu është kërcënimi më i madh për sigurinë në Lindjen e Mesme
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.