Kosova do të përballet sot me Çekinë në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian të vitit 2020, shkruan zeri.info
Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për “Dardanët”, pasi që kanë vetëm një pikë më pak sesa Çekia në grupin A.
Ndeshja fillon në orën 15:00.
Në stadiumin “Fadil Vokrri” për ta ndjekur këtë ndeshje është edhe Vjosa Osmani, kandidate e LDK-së për kryeministre për zgjedhjet e 6 tetorit./Zëri