Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kontrata e re e Rashicës: Kjo është pika ku ai me Werderin s’po pajtohen

    30/09/2019 | 23:46
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Milot Rashica është absolut njeri prej sulmuesve më të mirë në Werder Bremen. Nuk është çudi pse skuadra gjelbër-bardh dëshiron që ta zgjat kontratën e “Raketës” para se ajo të futet në vitet e fundit të saj. Por, sipas Bild bisedimet për kontratën e re “janë ndëprerë për momentin”.

    Në të vërtetë kontrata e Rashicës me Bremen skadon më 2022, por forma e mirë e lojtarit 23 vjeçar bën që çdo skuadër ta blindojë atë për një kohë më të gjatë. Sipas agjentit të tij, Altin Lala, gjatë verës kishte “katër deri në pesë klube që ishin interesuar për Rashicën”. Por, pikërisht kjo është pika debutuese në mes të palëve.

    Problemi për kontratë të Rashicës është klauzola

    Sipas tabloidit, drejtori sportiv i Werder Frank Baumann dhe Lala nuk janë duke rënë dakord për shumën e klauzolës se lojtarit. Pala e Rashicës dëshiron që të këtë një klauzolë të largimit e cila duhet të jetë sa më e ulët, në mënyrë që ai të largohet më lehtë në rast se vendos të largohet nga Werder-kurse Bremen kanë për qëllim që të përfitojnë sa më shumë në rast largimit.

    Për Lalën, idetë e ndryshme nuk janë shumë problem, transmeton GazetaExpress. “Miloti ndihet mirë në Bremen, është përshtatur mirë dhe ai ende ka një kontratë të gjatë”, tha Lala, por ai shtoi që: “Miloti dëshiron të luajë për një klub që është në Ligën e Kampionëve”, transmeton Express.

    Werder Bremen mbështetet më shumë nga paratë e transferimeve

    Nesër apo sezonin e ardhshëm? Baumann nuk dëshiroj të shkojë aq larg dhe shpjegon që sulmuesit, që luan në pjesën sulmuese (deri me tani ka pasur gisht në tri gola në tri ndeshje të luajtura) në verën e ardhshme “nuk është e domosdoshme që të shitet. Por, edhe 43 vjeçari e di se Werder në 2020 do të varet edhe nga paratë e shitjes. Këtë verë, Werder Bremen nuk morën asgjë nga shitjet, por patën prurje, shumica huazime.

    Lojtarët si Ömer Toprak, Leonardo Bittencourt dhe Michael Lang duhet të punojnë shumë që të jenë në skuadër pas këtij sezoni. “Ne rrezikuam këtë verë, kështu që nuk morën shumë por prapë shpenzuam, andaj ka të ngjarë që ne të bëjmë një ose dy shitje këtë verë”, tha Baiman. Sigurisht, ky është edhe shkaku se pse ata dëshirojnë që ta shesin me një çmim më të lartë Rashicën.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Raportimet se s’ka vend në burgje për të arrestuarit nga aksioni i sotëm, SHKK: I kemi rreth 800 shtretër të lirë
    • Rinumërohen 50% të votave, në këtë link i gjeni rezultatet
    • Mot kryesisht i vranët
    • Parashikimi i motit për të premten
    • Vjosa Osmani tregon bisedën me Trump dhe ndan detajet nga takimi në Davos- Më dha mesazh për Kosovën!
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.