Për shkak të performancës së mirë të treguar nga Komuna e Vushtrrisë në qeverisje të mirë si dhe në menaxhimin e mbeturinave, Komuna e Vushtrrisë është fituese e një granti rreth 220 mijë Euro nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
“Komunat i janë nënshtruar tri kritereve të qasjes si dhe janë vlerësuar për tre indikator të qeverisjes së mirë, të nxjerra nga Sistemi i Menaxhimit të performancës komunale në MAPL dhe 8 indikatorë të menaxhimit të mbeturinave, të nxjerra nga raportimi vjetor i komunave në Agjencionin për Mbrojtje të Mjedisit të Kosovës në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Sipas këtij vlerësimi Komuna e Vushtrrisë ka fituar gjithsejtë një grant prej 219,601.00 Euro.
Për shkak të masave të ndërmarra në shtirjen e menaxhimit të mbeturinave në gjithë territorin e Komunës si dhe ndarjes së mbeturinave në burim për të cilin proces edhe është përkrahur nga donator siç është GIZ-i gjerman, Komuna e Vushtrrisë ka marr vlerësime të larta në fushën e mbrojtjes së mjedisit.

