Kolonë e gjatë dhe pritje deri në dy orë janë duke përjetuar mërgimtarët që janë duke dal nga Kosova në pikën kufitare në Merdare, shkruan Gazeta Blic.
Siç njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në dalje të Merdares janë 100 deri në 120 minuta, kurse kolona e veturave është më e gjatë se 500 metra.
Pritje të mëdha nuk ka në pikat tjera kufitare.
Në Dheun e Bardhë pritet 30 minuta, ndërsa në pikëkalimet tjera kufitare pritjet janë të shkurtra.
Gjatë sezonit të pushimeve verore dhe gjatë pushimeve të festave dimërore, mërgimtarët detyrohen të presin me orë të tëra në hyrje dhe dalje të Kosovës.
Për të përcjellë gjendjen në kohë reale në të gjitha vendkalimet kufitare të Kosovës me vendet fqinje klikoni në faqen e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar./Gazeta Blic
Kufiri #Merdare: pritja është 2 orë për të dalur nga #Kosova. #RrugëTëMbarë pic.twitter.com/FdUcvJdCr9
— Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar 🇽🇰 (@MPBQKMK) September 1, 2019