Sonte(e hënë) në Milano të Italisë po mbahet ceremonia e FIFA’s për shpalljen e më të mirëve për vitin 2019, transmeton Gazeta Metro.
Sonte nga FIFA do të ndahen çmimet si futbollisti më i mirë, formacioni më i mirë, goli më i mirë e shumë çmime të tjera.
Dhe, çmimi i trajnerit më të mirë për këtë vit i ka takuar Jurgen Kloppit. Trajneri gjerman arriti që gjatë këtij viti të shpallet kampion në Ligën e Kampionëve, fitoi Superkupën e Europës dhe nënkampion në Premier Ligë.
Ai në këtë garë mposhti Pep Guardiolan dhe Mauricio Pochettinon./gazetametro.net
Congratulations, Jurgen Klopp 🙌
Winner of #TheBest FIFA Men's Coach 2019 🏆#TheBest | #FIFAFootballAwards pic.twitter.com/H9Qzlc2DHJ
— #TheBest 🏆 (@FIFAcom) September 23, 2019

