Kandidati për deputetë në Listën e Partisë Demokratike, kryetar i Shoqatës ‘Çamëria’ për Kosovë, njëherësh afaristë i suksesshëm, Nexhmi Muçiqi. Ndonëse vjen nga një bastion i fuqishëm i Lidhjes Demokratike, Muçiqi nuk e ka aspak dilemën e humbjes, por shprehet i bindur në fitoren e partisë së tij PDK në krye me, Kadri Veselin.
Muçiqi ka thumbuar LDK-në, për siç ka thënë ai po krenohet në emrin e një njeriu të vdekur. Sipas tij edhe pse ka shumë respekt për presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën, nuk mund ta kuptoj, se pse LDK-ja, ende thirret në figurën e atij që nuk është në mesin tonë.
“Rugova ka vdekur, u varros njeri, u kry e pamja e tij. Qytetarët nuk duhet të votojnë sy mbyllur. Kosovës i duhen njerëz të gjallë. Ta shoh rinia punën, mirëqenën e jo të dalin të bëjnë fushatë me një njeri që nuk egzoston. LDK nuk e ka asnjë njeri të vlefshëm që duhet folur për ta. Pra dalin bëjnë fushatë me një njeri që tashmë nuk është në mesin e te gjallëve. Për mua ka qenë president historik. E kam çmuar dhe e çmoj figurën e tij .Ka qenë një njeri që ka udhëheq proceset dhe kemi qenë të gjithë pas tij, por nuk është më. Andaj ne duhet të punojmë i gjalli me të gjallin i vdekuri me të vdekurin”, ka thënë Nexhmi Muqiqi.
Afaristi i njohur që për vite ka jetuar në gjermani dhe qysh në mosh të re ka punuar për çështjen kombëtare.
Ndryshe, kandidati Nexhmi Muqiqi, garon për deputetë, me numrin 94, në Listën e Partisë Demokratike të Kosovës.

