”Sepse ju e dini kur fiton PDK, fitojnë të gjithë, fiton Kosova. E për të fituar Kosova duhet ne të gjithë të bëhemi bashkë për ta ndërtuar të ardhmen. Me shanse të barabarta për të gjithë me ekonomi të fuqishme, vende pune të qëndureshme dhe rini tonë që qëndron këtu”.
”Një e ardhme që mbron territorin dhe sovranitetin, të gjithë ne duhet të bëhemi bashkë si dikur kur rrezikoheshim, e kush mund ta bëjë këtë më mirë se sa trashëgimtarja e UÇK-së, Partia Demokratike e Kosovës. Kush mund ta bëjë këtë më mirë se sa ju. Ne të gjithë bashkë këtu në Mitrovicë dhe në tërë Kosovën do ta bëjmë sepse tokë tjetër për të jetuar ne nuk kemi. Për këtë kemi vizionin e duhur dhe të qëlluar. Nuk ka çmim për liri, nuk ka çmim për Mitrovicën”.
”Miqtë tanë na ndihmuan kur ne ishim më së rëndi dhe ne do të jemi përjetë partnerë. Duhet të kthehemi në nivelin e koordinimit që kishim në 1999. Të besoni në Kosovën dhe në SHBA-të së bashku si dikur. Ne duhet të punojmë përsëri bashkë si aleatë. Edhe sot si 20 vjet më parë SHBA mund të na ndihmojnë, por aleatët nuk mund ta ndihmojnë askënd, kur nuk e ndihmojmë vetveten. Do të përgjigjen të gjithë ata që mendojnë se janë më të fuqishëm se ligji. Ne do të jemi fuqia që do ta luftojë korrupsionin dhe SHBA ashtu siç na ndihmuan në 1999 do të vijnë e të na ndihmojnë. Si aleatë do të ndryshojmë së bashku”.
”Do t’ju ofrojmë të rinjve tanë për një të ardhme këtu. Ta ndalim nepotizmin. Ne jemi e vetmja parti që mun ta bëjmë këtë. Unë kam edhe guximin, vendosshmërinë edhe planin e duhur për ta bërë këtë. Me SHBA-të në krahun tonë duke ruajtur interesat tona duhet të shkojmë guxiomshëm drejt anëtarësimit në OKB dhe ndonjëes ndërkombëtare”.
”Ashtu si 20 vjet më parë në bjeshkët e Kosovës, mund t’ja dalim dhe do t’ja dalim. Ky vend ka të ardhme dhe ne do ta ndërtojmë atë. Së bashku me popullin e Kosovës bashkë me SHBA-të. Ndërtimi i ardhmes të gjitha së bashku do t’i bëjmë por me SHBA-të do të jetë më e lehtë dhe më mirë”.
”Kushdo që beson në këtë të ardhme le t’na bashkohet sot, së bashku mundemi dhe së bashku mund të fitojmë. Më 6 tetor, bëhuni bashkë dhe votojeni partinë tuaj PDK-në, adresën më të besueshme dhe më të fuqishme politike në Kosovë me numrin 112 – fitore për Mitrovicën, fitore për Kosovën”.

