Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kadri Veseli merr mbështetjen për kryeministër nga gjitha ish-strukturat e PDK-së

    23/09/2019 | 19:36
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kandidati i PDK-së për kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar sot qindra anëtarë të PDK-së, të cilët që nga themelimi kanë udhëhequr strukturat e Partisë Demokratike nëpër gjitha degët e Kosovës.

    Themeluesit dhe gjithë ish-zyrtarët e PDK-së i kanë dhënë mbështetje Veselit në garën për Kryeministër në zgjedhjet e 6 tetorit.

    Në takim me ish-zyrtarët e PDK-së, Veseli tha se në 20 vitet e kaluara, PDK ka kaluar peripeci, sakrifica mundime e shumë suksese e krenari.

    “Në këto 20 vjet shihet qartë pjekuria, mençuria vizioni, atdhedashuria, qytetaria, demokracia më e thellë të cilën e ka pasur Republika e Kosovës, pikërisht që ka buruar nga Partia Demokratike e Kosovës. Nuk e ka vetëm pjesën historike të sukseseve, dua ta potencoj edhe nga akademiku ynë i nderuar, pjesën e cila ka qenë për të qenë luftëtarë të lirisë, për ta marrë për ballë transformimin… Gradualisht, por kurrë çka do që ndodhë nuk e humb besimin për kombin, vendin, por vazhdon me punuar fuqishëm, po flas për periudhë e PDK-së, e cila ka qenë nga viti 1999 deri në vitin 2007. Pastaj, pas 2007, gjithë e dimë vendimmarrjet ët cilat janë më qenësore, më thlelbësore për zhvillimin tonë si komb i ri, si komb shtetformues, ka ndodhur pikërisht me qeverisjen e Partisë Demokratike të Kosovës”, deklaroi Veseli.

    Njëri ndër themeluesit e PDK-së, Arsim Bajrami theksoi se PDK-ja e themeluar para më shumë se 20 vjetëve si një projekt i lënë gjysmë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si një amanet i pa realizuar pas çlirimit të Kosovës.

    “Partia Demokratike e Kosovës ka pasur disa misione historike, të cilat duhet t’i realizoj në tri dekadat. Misioni ynë i parë me profesor Kuqin, në momentin kur themeluam PDK diku në orën 15:15, në Hotelin ‘Grand’, ku e lexuam deklaratën themeluese, që ishte një numër rreth 60-70, dhe pastaj morëm si mision që të themelojmë degët në tërë Republikën e Kosovës. Ju që jeni në sallë i keni të gjitha meritat për themelimin PDK-së”, deklaroi Bajrami.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Haradinaj: Pa nismëtarë si Isa Boletini, Kosova nuk do të guxonte të ëndërronte lirinë
    • Raportimet se s’ka vend në burgje për të arrestuarit nga aksioni i sotëm, SHKK: I kemi rreth 800 shtretër të lirë
    • Rinumërohen 50% të votave, në këtë link i gjeni rezultatet
    • Mot kryesisht i vranët
    • Parashikimi i motit për të premten
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.