Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kadaj Bujupi: Qeveria jonë do t’i realizojë shtesat e fëmijëve

    27/09/2019 | 11:40
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kandidatja për deputete nga radhët e AAK-së Donika Kadaj Bujupi, u zotua se do të angazhohet që ta bëjë me të lehtë jetën e qytetarëve në vend, duke punuar për drejtësi pa ndikime, ekonomi e prodhim, të drejtën e grave në pronë e trashëgimi.

    Kadaj Bujupi, tha se në qeverinë e re në krye me Ramush Haradinajn, do të realizohen shtesat e fëmijëve, projekt thuajse i përfunduar që e ka nisur ajo.

    “Do të ketë po ashtu një angazhim të posaçëm për kushte më të mira për nënat vetëushqyese dhe për jetë më të dinjitetshme në përgjithësi”, u shpreh Kadaj Bujupi, përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në rrjetin shoqëror “Facebook”.

    Postimi i plotë:

    100% Kosovë për të gjithë qytetarët, por veçanërisht për vajzat dhe gratë. Sepse mbi to është shtypja më e madhe, pabarazia më e lartë. Gratë janë të diskriminuara, si në punësim, e si në trajtim të përgjithshëm.

    S’ka më kohë! Do të angazhohemi që jetën ta bëjmë të mundshme në vendin tonë, duke punuar për drejtësi pa ndikime, ekonomi e prodhim, të drejtën e grave në pronë e trashëgimi. Qeveria jonë do t’i realizojë shtesat e fëmijëve, projekt thuajse i përfunduar që e kisha nisur vetë. Do të ketë po ashtu një angazhim të posaçëm për kushte më të mira për nënat vetëushqyese dhe për jetë më të dinjitetshme në përgjithësi.

    Me 18 muaj qeverisje është dëshmuar se Qeveria Haradinaj fjalët i bën vepra e vendime, prandaj do të fitojmë në 6 tetor.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Sot seancë fillestare ndaj të akuzuarit për dhunim seksual gjatë luftës në Vushtrri
    • Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
    • Lajm i hidhur: Ndërron jetë vogëlushi 6-vjeçar, Liam Azemi
    • Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë- 4 të dyshuar dërgohen në mbajtje
    • Parashikimi i motit – ngrica dhe temperatura deri -9 gradë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.