Ish deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj-Bujupi, ka folur për listën e deputetëve të koalicionit AAK-PSD.
Kadaj-Bujupi në emisionin ‘Frontal’, ka thënë AAK-ja është parti originale dhe nuk është falso.
“Aleanca nuk është fallc jemi origjinal ata që kanë problem me ligjin që e kanë kap shtetin dhe janë fajtorë për dështimin e gjyqsorit, po bëjnë fushatë”, ka thënë ajo në Frontal.
Ajo ka akuzuar LDK-në dhe VV-në duke thënë se prurjet e reja të këtyre partive janë njerëz që kanë probleme me ligjin.
“Ne nuk jemi fallc, ne nuk mashtrojmë si LDK, VV ku në prurjet e reja kanë sjellë njerëz që kanë problem me ligjin dhe e bëjnë vetëm për fushatë”, ka thënë kadaj-Bujupi.