Kryetari i Partisë Demoktratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka bërë të ditur se ish-ministri Januz Salihaj është pjesë e kësaj partie.
Veseli tha se rrugët me PDK-në i bashkoi një ekspert i arsimit në vend.
“Si familje e madhe politike dimë t’i çmojmë njerëzit e guximshëm e parimorë dhe ta vlerësojmë mendimin ndryshe”.
“Januzi i kishte kundërshtuar gjithmonë përpjekjet politike për të sistemuar njerëz mbi bazën e nepotizmit në Komunën e Prishtinës. Jemi të lumtur që ai tani do ta japë kontributin e tij si pjesë e PDK-së në luftën tonë të pakompromis kundër korrupsionit dhe nepotizmit”,ka shkruar Veseli në rrjetin social Facebook .