Debati televiziv i kandidatëve të Vushtrrisë për deputet ka nisur me polemika të ashpra në mes të kandidates së PDK-së, Xhevahire Izmaku, dhe kandidatit të Vetëvendosjes!, Besim Muzaqi.
Izmaku i ka replikuar Muzaqit për konsistencën në parime që ky si parafolës e potencoi në hyrje të debatit, e për të cilën Izmaku thotë se nuk mund të flitet për kurfarë konsistence në Vetëvendosje! pasi kjo e fundit nga idetë e ndryshme kombëtare tani po kalon edhe në njohje të simboleve.
Duke iu përgjigur për çështjen e sigurisë, Izmaku i ka thënë Muzaqit se për cilën siguri është duke folur duke i thënë se ishte pikërisht gazilotsjellës i kolegëve të tij që ka bërë që asaj t’i dhembin syt edhe sot.

