Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka thënë se nuk ka qenë i kënaqur me pjesën e parë të skuadrës në ndeshjen me Anglinë, por është shprehur i kënaqur me reagimin e futbollistëve kosovarë.
Nganjëherë ne e humbëm topin dhe ata patën reagime perfekte në kundërsulm. Nuk mund të them se ishte e lehtë, ne kemi ndërmarrë rreziqe por në pjesën e parë ishte një efikasitet i madh nga Anglia”, ka thënë Challandes.
“Nuk ka të bëjë me diciplinë taktike por është vetëm çështje e lojës dhe ndërmarrje e rreziqeve. Normalisht nuk jam i kënaqur me pjesën e parë por unë e marr përgjegjësinë sepse i kam thënë skuadrës të provojë vazhdimisht”, ka deklaruar zvicerani.
Kosova humbi me rezultat 5 me 3 ndaj Anglisë, në ndeshjen që u zhvillua të martën në “St. Mary’s Stadium” në Southampton.