Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë në T7 se qëllimi i kreut të partisë, Kadri Veseli me Paktin Kundër Korrupsionit është që listat e kandidatëve për deputetë të mos ketë persona me aktakuza, përcjellë Periskopi.
Ai tha se edhe më herët partitë e tjera nuk i kanë marrë seriozisht kërkesat e Partisë Demokratike të Kosovës.
“Tash e sa kohë, zotëri Veseli ka deklaruar që luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit do ta ketë prioritet, meqë këtë javë do të hartohen listat për deputetë qasja e tij është që të mos ketë në këto lista, njerëz me aktakuza të ngritura që është një standard i ri. Mendoj që edhe në të kaluarën kur PDK-ja ka marrë qëndrime të tjerët nuk e kanë marrë si serioze, edhe para shtatë vitesh kanë mendu ashtu, por ne e kemi vendosur një qasje të tillë. Nuk mund të këtë zhvillim ekonomik, çka po flasim është për vullnetin politik i kryetarit Kadri Veseli dhe ne e mbështesim. Lista kur të hartohet është një ballafaqim dhe vullnet i të dy anëve, z.Veseli është ma i rëndësishmi, bartës i listës, kush do të jetë në listë është një lloj mirëkuptimi mes atyre. Në lista të kandidatëve për deputet nuk do të këtë njerëz me aktakuza”, tha Hoxhaj. / Periskopi