Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD Daut Haradinaj, ka marrë mbështetje të madhe nga qyteti i Vushtrrisë për të dalur fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit.
“Zona e Artakollit dje ishte rreshtuar 100% me luftën për liri, sot po rreshtohet për 100% shtet”, ka deklaruar Haradinaj.
Nga takimi me banorëte fshatit Mihaliq, Haradinaj tha se ata tashmë kanë vendosur të mbështesin koncepti për shtet 100%.
“Sot në fshatin Mihaliq të Vushtrrisë, pata nderin të bashkëbisedoj me shumë banorë të kësaj ane. Kjo po dëshmon se koncepti për shtet 100% po gjenë mbështetje të madhe edhe në Vushtrri, sikurse në tërë vendin. Bujaria e këtij fshati dhe pritja që na u bë sot është motiv për neve. Kryetari i AAK-së Prof.Dr. Nehat Magjuni dukej se gëzon përkrahje të madhe të kësaj ane”, tha ai, në një postim në faqen zyrtare në “Facebook”.

