Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të jetë në nesër për një tubim të madh zgjedhor në qytetin e Vushtrrisë.
Në këtë tubim do të shpaloset programi dhe koncepti 100% Shtet me të cilin prezentoht Haradinaj dhe AAK në këto zgjedhje që do të mbahen më 6 Tetor.
Pjesëmarrës në këtë tubim do të jetë edhe kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, partneri i Haradinajt në koalicion parazgjedhor me të cilin garojnë së bashku në këto zgjedhje.
Siç njofton edhe dega e AAK-së në Vushtrri, tubimi do të mbahet në sheshin “Adem Jashari” të Vushtrrisë ,afër Kalasë së Qytetit nga ora 19.00.


