Kandidati për kryeministër nga rradhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur para minutash tubimin zgjedhor në Vushtrri ku ka shpalosur pjesë të konceptit të tij programor, “100% Kosovë”.
Haradinaj ndër të tjera ka përmendur projekte të cilat ka përkrahur në kohën sa ishte kryeministër, projekte të cilat kanë ardhur si kërkesa nga qeverisja komunale e Vushtrrisë.
“Të gjithë kërkesat që kanë ardhur nga Vushtrria i kam përkahur. I kemi dhënë prona Komunës, si dhen në vazhdimësi kërkesat e Vushtrrisë i kemi përjcellur.” ka thënë Haradinaj në fjalimin e tij.
Haradinaj ka përmendur edhe projektet që janë në proces të realizimit dhe me të cilat është marrë qeverisja e tij , projkte të tilla në regjionin e Vushtrrisë gjatë qeverisjes së tij siç është Parku i Biznesit në Lum të Madh, Rehabilitimi i Rrugës Regjionale R221 Mitrovicë- Vusthrri në vlerë 500 mijë, ndërtimi i palestrës sportive në Samadrexhë 740 mijë, Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina”, dhe Qendra Rinore në Vushtrri, Salla e Sporteve në Vushtrri.