Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Haradinaj: Do të dëshiroja të mos merrem me Mogherinin dhe Thaçin, por me ekonominë tonë

    11/09/2019 | 19:56
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Koalicioni AAK-PSD, në prani të kandidatëve që do të garojnë për deputetë në Kuvendin e Kosovës, ka bërë paraqitjen e planprogramit qeverisës.

    I nominuari për kryeministër i këtij koalicioni, Ramush Haradinaj, ka folur në këtë tubim duke i lutur të gjithë kandidatët e këtij koalicioni që ta bëjnë të mundur fitoren, njofton Klan Kosova.

    Më së shumti, Haradinaj ka folur për krijimin e një ambienti për të bërë biznes, pa pengesa burokracie, teksa ka kritikuar ndërhyrjen e shtetit ndaj tyre.

    “Ekziston njëfarë kampanje kohë pas kohe, që i sulmojnë bizneset. Një ekip e madhe iu rrinë aty deri sa t’i gjen gabim. Duhet m’i ndal këto. Nuk jemi ne shtet policor”.

    Haradinaj ka thënë se dëshiron që koncentimi i tij si kryeministër të jetë te gjërat konkrete.

    “Kisha pasë dëshirë njëherë mos me pas problemin e Mogherinit, dialogut, Thaçit, ndarjes apo se po na hyn Republika Srpska e Dodikut. Kisha pas qejf me iu kthy vetes, zhvillimit ekonomik, arsimit, shëndetësisë, me pasë sigurim shëndetësor. Jam për tatim, por nuk jam për mohim të të drejtës në jetë për barazi mes qytetarëve”.

    “Fitorja është çdo herë e vështirë, s’ka fitore të lehtë. Kësaj here ia vlen të tejkalohen të gjitha këto për të fituar, jo për ata që janë në këtë sallë, po për qytetarët. Ju lus ta bëjmë realitet këtë fitore”

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë-Kosovë
    • E rëndë: Vdes një person nga aksidenti në Koshtovë të Mitrovicës
    • Specialja ia vazhdon paraburgimin Hashim Thaçit
    • Lubisha Milkoviq dënohet me 2 vjet burgim dhe 14 mijë euro gjobë për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe Policisë në Zveçan
    • Moti i vranët dhe me riga shiu
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.