Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Haradinaj: Banorët e Obiliqit tani janë aksionarë në konceptin 100% Kosovë

    28/09/2019 | 15:29
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se qytetarëve të Obiliqit me rrethinë, Kosova për dekada të tëra u ka hy në hak, por më në fund, atyre po u shpaguhet, njofton Klan Kosova.

    Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj tha se banorët e kësaj komune tani janë aksionarë në konceptin 100% Kosovë, për shtetin e fortë dhe Obiliqin qytet të fuqisë ekonomike.

    “Në odën e Afrim Krasniqit, banorët e Brezhnicës së Obiliqit me përkrahje të fuqishme për konceptin 100% shtet. Qytetarëve të Obiliqit me rrethinë, Kosova për dekada të tëra u ka hy në hak, por më në fund, atyre po u shpaguhet. Obiliqin e bëmë me ligj të veçantë, duke përfituar që në fillim gjashtë milionë euro buxhet shtesë dhe tani do të vendoset drejtësia dhe do të përfitojnë benefite sipas ligjit, për punësim në KEK, projekte zhvillimore dhe funksionalizimin e Zonës Industriale. Banorët e kësaj komune tani janë aksionarë në konceptin 100% Kosovë, për shtetin e fortë dhe Obiliqin qytet të fuqisë ekonomike”, ka shkruar Haradinaj.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    • Shqiptari vret me armë gjahu bashkëshortin e të dashurës së tij në Greqi
    • Vazhdon rinumërimi i votave, në QNR shtohet numri i tavolinave
    • I ofroi ryshfet 5 euro policit në kufi, arrestohet i dyshuari
    • Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.