Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Haki Abazi: Më 6 tetor do t’i japim fund pushtimit pas çlirimit të 99-ës

    26/09/2019 | 20:04
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Haki Abazi, ka thënë në tubimin në Ferizaj se nuk ka errësirë që mund ta mbulojë dritën që sipas tij ka ardhë – Lëvizjen Vetëvendosje.

    “Nuk ka forcë që mund ta ndalë LVV, numrin 126 që do të jetë numri me i votuar bashkë me numrin 1, Kryeministrin Albin Kurti”, ka thënë Abazi, njofton Klan Kosova.

    “Erdhi dita që të votojmë me hare, dinjitet, largpamësi dhe shumë vendosmëri. 6 tetori është shansi ynë, shansi i Kosovës. Më 6 tetorit do t’i japim fund pushtimit pas çlirimit të 99-ës. Do t’i japim fund hajnisë, krimit e korrupsionit”.

    “Më 6 tetor e përfundojmë epokën e nënshtrimit dhe ngritemi bashkë për ta votuar 126 dhe Albin Kurtin për Kryeministër të Kosovës. Le të shkruhet në kujtesën tonë dhe të gjeneratave që me 6 tetor ka marrë fund diktatura kapilare e pushteteve të së kaluarës”.

    Ai ka thënë se nuk pranojnë asnjë lloj diktature.

    “Më 6 tetor le të skalitet kontributi i mërgatës për të na përkrahur, për ta dërguar vendin drejt zhvillimit që ata e presin për t’u kthyer këtu. 6 tetori është vula. Albin Kurti është njeriu që kurrë nuk ka rënë pre e kompromiseve të dëmshme, është njeriu që ka falë në kohëra të vështira dhe që nuk është ndarë kurrë nga rruga e kombit dhe fatit të shtetit tonë”.

    Përveç Abazit në sallën e sporteve në Ferizaj kanë folur edhe pretendentët tjerë për t’u zgjedhur deputetë: Arbërie Nagavci, Valon Ramadani dhe Xhelal Sveçla.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
    • Lajm i hidhur: Ndërron jetë vogëlushi 6-vjeçar, Liam Azemi
    • Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë- 4 të dyshuar dërgohen në mbajtje
    • Parashikimi i motit – ngrica dhe temperatura deri -9 gradë
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.