Në një artikull të përgatitur nga BBC, të përkthyer e përshtatur nga Periskopi, i thuren elozhe legjendës së futbollit tonë, Fadil Vokrrit.
Në atë artikull, ndër tjerët flet edhe i biri i tij, Gramoz Vokrri, që tregon për vështirësitë me të cilat përballej babai i tij në rrugën e Kosovës drejt pranimit në UEFA dhe FIFA.
Në një pjesë të intervistës, ai përmend se si edhe zyrtarë serbë i kishin shkuar në varrim të babait, dhe se si kjo gjë ishte një gjë e rrallë, transmeton Periskopi.
“Kjo është pse mendoj që, veçanërisht në rastin mes Kosovës dhe Serbisë, duhet përdorur sportin dhe futbollin për të promovuar relacionet mes dy vendeve.” – thotë ai.
Më tej, ai shton se do të ishte “fitore e madhe për ekipin tonë kombëtar dita kur një serb nga Kosova del në fushën e lojës me ne.”
Kujtojmë se Kosova e kishte në përbërje para disa vitesh portierin boshnjak Adis Nurkoviq, i cili ishte pjesë e shumë ekipeve shqiptare.