Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Gjuriq e zbulon se janë prezantuar zgjidhje për dialogun, thotë se Serbisë nuk i ka pëlqyer asnjëra

    25/09/2019 | 14:39
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyra për Kosovën’ në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, teksa ka folur për dialogun për normalizim të raporteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ka zbuluar se janë propozuar disa zgjidhje, pro që ai thotë se asnjëra nuk i ka pëlqyer Serbisë.

    “Ne në mënyrë të përsëritur kemi refuzuar ofertat e këqija që kanë vënë nën presion Serbinë dhe presidentin Vuçiq. Jam i sigurt se në takimet që po zhvillohen në New York janë duke u zhvilluar edhe biseda për zgjedhjet në Kosovë, që do të mbahen më 6 tetor”, ka thënë Gjuriq për Tv Pink, transmeton Gazeta Express.

    Megjithatë Gjuriq ka thënë se vazhdimi i dialogut ndërmjet dy palëve është jashtëzakonisht i rëndësishëm.

    Ndërkohë teksa ka folur për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, Gjuriq ka thënë se është shumë e rëndësishme që “Lista Serbe”, të fitoj të dhjetë vendet e rezervuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pasi sipas tij është shumë e rëndësishme që të ruhet ndikimi në Kosovë.

    “Është e rëndësishme që Lista Serbe të fitojë dhjetë vende, sepse pa serbët nuk do të mund të krijohet qeveria e re”, ka shtuar tutje ai.

    Këto deklarata të Gjuriq vijnë pak kohë pas takimit të Vuçiq ka pasur në New York me Përfaqësuesin Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mattheë Palmer, e me të cilin kanë biseduar për dialogun ndërmejt Kosovës dhe Serbisë.

    Në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe Ndihmës Sekretarin e SHBA-së, Philip Reeker.

    Sic është deklaruar nga presidenca serbe, në këto takime është biseduar për kompromisin e mundshëm që mund të arrihet mes palëve.

    Ndërkohë Vuçiq citohet të ketë thënë se një kompromis i tillë do të duhej të ruante interesat e serbëve që jetojnë në Kosovë dhe gjithashtu edhe interesat shtetërore të Serbisë.

    “Kompromisi do duhej të merrte parasysh dhe të respektonte interesat e serbëve të atjeshëm, sikurse edhe ruajtjen e interesave shtetërore e nacionale të Serbisë”, kishte deklaruar Vuçiq.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Sot seancë fillestare ndaj të akuzuarit për dhunim seksual gjatë luftës në Vushtrri
    • Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
    • Lajm i hidhur: Ndërron jetë vogëlushi 6-vjeçar, Liam Azemi
    • Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë- 4 të dyshuar dërgohen në mbajtje
    • Parashikimi i motit – ngrica dhe temperatura deri -9 gradë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.