Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Gjini: Thaçi dhe Vuçiqi menduan se e thyejnë Haradinajn për taksën

    27/09/2019 | 23:05
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ardian Gjini nga koalicioni AAK-PSD ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq, kanë bërë kalkulime të gabueshme në lidhje me Ramush Haradinajn dhe vendimin e tij ndaj taksës.

    Ai i akuzoi se dy presidentët janë të njëjtë sa i përket kësaj çështje, njofton Klan Kosova.

    “Kalkulimet janë bërë ta gabueshme nga Thaçi dhe Vuçiq. Ata kanë menduar se e thyejnë në të njëjtën kohë edhe Haradinajn prej pozitës së tij edhe që nëse Serbia e vendos një kusht që pa e hequr taksën nuk kthehen në bisedime”.

    “Krejt loja ka qenë këtu. Ata nuk e kanë menduar që Ramush Haradinaj e mban taksën dhe kanë mbetur peng i fjalës së vet. Vuçiq ka mbetur peng i fjalës së vet për shkak se ju ka dalë diçka që s’e kanë pritur”.

    “Thaçi ka menduar se e disiplinon Haradinajn dhe që kthehet në tavolinën e bisedimeve që të bisedohet për territor”.

    Gjini në Zona Zgjedhore tha se për këtë temë i vë në të njëjtin pozicion Thaçin dhe Vuçiqin.

    “A ka dikush dilemë në Kosovë që Thaçi ka hy në negociata për ndërrim të territoreve të Kosovës që do të thotë se duhet dhënë veriun e Kosovës? A është absolutisht e vërtetë që edhe Vuçiq ka dashur ta bëjë të njëjtën gjë?”.

    “Për këtë temë janë fiks njëjtë edhe Thaçi edhe Vuçiq? Për tema të tjera nuk hy në hak”.

    Gjini tha se për “tradhti kombëtare” askush nuk ka një dokument që do të mund ta çonte Hashim Thaçin në Gjykatë Kushtetuese, por se populli është ajo gjykatë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Raportimet se s’ka vend në burgje për të arrestuarit nga aksioni i sotëm, SHKK: I kemi rreth 800 shtretër të lirë
    • Rinumërohen 50% të votave, në këtë link i gjeni rezultatet
    • Mot kryesisht i vranët
    • Parashikimi i motit për të premten
    • Vjosa Osmani tregon bisedën me Trump dhe ndan detajet nga takimi në Davos- Më dha mesazh për Kosovën!
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.