Lidhja Demokratike e Kosovës dhe dy kandidatët e saj për deputetë, Rrezarta Krasniqi e Hysni Gërguri së bashku edhe me anëtarë të tjerë kanë mbajtur një tubim zgjedhor me banorë të fshatit Pantinë.
Bashkëbisedim e shpalosje platformash programore ka pasur në këtë tubim zgjedhor nga ana e kandidatëve të LDK-së, duke u zotuar për angazhime më të mëdha në interes të qytetarëve.
Gërguri ishte goxha i zëshëm duke replikuar edhe Veselin. Ai gjatë këtij takimi ka thënë se “Korrupsioni nuk mund ta luftoj ajo parti që e ka krijuar vet atë”, transmeton faqja e degës së LDK-së në Vushtrri.
Kanditja Rrezarta Krasniqi ka thënë se për të dhe gjeneratën e saj ata që nga tani po e shpallin fitoren e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

